Qytetari “zihet” me drejtuesin e emisionit: Pse nuk ma hap telefonin?

22 Prill 2020, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-22 12:04:00

Mëngjesin e sotëm në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv pati debat mes një telefonuesi dhe gazetarit Andi Kapxhiu. Qytetari kishte shqetësimin sepse sipas tij nuk i është hapur telefoni për t’u bërë pjesë e programit dhe tha:” U bënë tre javë që të kap në linjë dhe hyn tjetri.Të kam kapur 20 herë në linjë dhe sot mezi u lidha .Këtu ka  tepër telefonata ka zona e veriut se jugu”. Drejtuesi i programit iu përgjigj: “ Ti mendon se unë nga jugu nga Skrapari mbaj me hatër telefonuesit nga veriu por në program janë të gjithë të mirëpritur pasi jemi të gjithë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe nuk duhet të kemi asnjë ndarje krahinore”. Gjithsesi debati ishte u kalua me humor dhe qytetari foli më pas edhe për temën e ditës.