Qytetarja bën vaksinën dhe lavdëron kryeministrin: Në momentin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur! Rama: Po lëri këto tani

28 Mars 2021, 11:19

Kryeministri Edi Rama po ndjek nga afër procesin e vaksinimit masive që ka nisur ditën e sotme në kryeqytet. Një qytetare e cila sapo ishte vaksinuar, tha se nuk ikën në shtëpi pa i dhënë dy fjalë kryeministrit.

Qytetarja: E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!

Rama: Po lëri këto!