Qytetarja i ankohet Bashës për Xhelal Mziun: Nuk më pret në zyrë, kur i kërkoj takim më fshihet

30 Janar 2019, 17:36

Kryetari i opozitës. Lulzim Basha në vijim të takimeve të tij me qytetarë përpara protestës së 16 Shkurtit është ndalur në Kamëz. I shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Basha është takuar me qytetarë për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Dhe pse qëllimi i takimeve është keqqeverisja nga kryeministri Edi Rama, duket se dhe vetë të zgjedhurit e PD nuk qeverisin siç duhet.

Një prej banoreve pasi ka shpjeguar hallin e saj për marrjen e pensionit për burrin e sëmurë ka treguar dhe zyrat ku ka kërkuar ndihmë. Një nga këto zyra është dhe vetë Bashkia e Kamzës ku qytetarja i ankohet Bashës duke i thënë se dhe në këtë institucion, drejtuesi Mziu nuk e pret por fshihet dhe nuk e lejojnë që të shkojë në zyrën e tij.

I vënë në vështirësi Mziu është përpjekur që situatën e tensionuar ta kalojë me buzëqeshje, i mbështetur dhe nga militantët e tjerë por e moshuar vazhdon duke i thënë Bashës, "kryetari Mziu nuk më pret në zyrë". Duket se Basha nuk duhet të kontrollojë dhe denoncojë keq qeverisjen e Ramës, por duhet që dhe të denoncojë rastet kur të zgjedhurit e tij, nuk i presin dhe zgjidhin hallet qytetarëve.

Ankesa e qytetares nga Kamza te Basha

Qytetarja: Kryetar unë e kam burrin e sëmurë  prej 3 vitesh. Pensionin nuk ja japin. 600 mijë lekë duhen për siguracion, unë nuk kam mundësi ekonomike.  Kryetari e di.  Shkoj tek Xhelali, ai fshihet. Unë shkoj ankohem tek kryetari  ai nuk më pret. Pa drita jam, pa ujë . Përkrahjen si t’ju teket e caktojnë, njëherë e heqin njëherë e venë.  Djalin e kam bërë operim , nuk di ku  të drejtohem. Unë nuk kam mundësi ekonomike.

Basha: Një nga hilet e qeverisë për të mos ju dhënë ju të drejtat tuaja është që i ka larguar zyrat që duhen të merren vendimet për qytetarët, në vendet ku ju nuk shkoni dot. Një nga parimet tona të Partisë demokratike ëshntë që qeverisja duhet jetë sa më afër qytetarit, që të zgjidhin hallet e tyre.  Zyrat që zgjidhin hallet e qytetarëve, duhet të jenë afër qytetarëve. Ju s’dini ku të drejtoheni. Kjo do të marrë fund. Pjesë ë planit tonë është që ti decentarlizojmë këto kompetenca e tja japim bashkive. Ne do ti japim pushtetit vendor këto kompetenca dhe fonde afërl lagjeve, ku t’u jepet zgjidhje problemeve sociale të qytetarëve.

    No videos found.