Qytetarja nga Shkodra: Janë zhdukur disa të rinj prej tre vitesh, familjet s'dinë gjë për ta

29 Nëntor 2020, 09:34

Në emisionin e sotëm "Shtypi i ditës dhe ju" në Report TV moderuar nga gazetari Besard Jacaj, u diskutua për Festat e Nëntorit dhe dëshirat që kishin heronjtë për Shqipërinë e lirë. Një qytetare nga Shkodra telefonoi dhe foli për situatën politike dhe aktuale të vendit. Ajo fshikëlloi klasën e politikës dhe tha se edhe në qytetin verior situata është e rëndë.