Qyteti i gurtë i Beratit 'magnet' i të huajve, 60 mijë turistë në 8 muaj

17 Gusht 2019, 22:08

BERAT-Rreth 60 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar qytetin e gurtë të Beratit apo të quajtur ndryshe si “qyteti i një mbi një dritareve”  duke sfiduar edhe temperaturat e larta.

Ndër destinacionet më të preferuara të turistëve me bukurinë  dhe historinë që ofrojnë janë tre lagjet “Mangalem" “Gorricë dhe Kala” tashmë të mbrojtura edhe nga UNESSCO . Gjatë këtyre ditëve në qytet ndesh turistë nga shumë vende të botës si Franca, Spanja, Kroacia, Anglia, Gjermania, Polonia, Norvegjia, por edhe mjaft vende të tjera. Ata shprehen të mahnitur nga bukuria e qytetit dhe premtojnë se do të rikthehen përsëri në Shqipëri.

"Jam nga Franca, Parisi. Ne po vizitojmë Shqipërinë, dhe Beratin pasi është një vend i famshëm. Është shumë bukur dhe interesante këtë", shprehet një turistë.

"Jam nga Spanja. Zgjodha të vizitoj Beratin sepse është një qytet shumë i mirë. Këtu janë njerëzit shumë të mirë. Do rikthehemi sërish këtu", tha një tjetër.

"Këtu është bukur dhe interesante. Ushqimi është shumë i mirë. Ju rekomandoj të gjithëve ushqimin dhe Beratin", u shpreh një turist tjetër.

Kryetari i ri i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se krahasuar me një vit më parë, qyteti ka njohur një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve. Berati u shpall “qytet muze” në vitin 1961, ndërsa që nga viti 2008 është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për shkak të vlerave të veçanta historike e kulturore.