Qyteti i Vlorës me trafik të rënduar, shkak fluksi i turistëve nga trojet shqiptare

2 Gusht 2020, 13:29

Muaji gusht ka sjellë një numër të madh turistësh në qytetet bregdetare të Shqipërisë. Familje të shumta nga trojet shqiptare kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar këtë fundjavë. Një pjesë e tyre i drejtohen bregdetit të Dhërmiut, Himarës dhe Sarandës, ndërsa një pjesë qëndrojnë në Vlorë.