Qyteza e Patosit shndërrohet në shesh xhirimi, 'Kadillak dhe manaferra' së shpejti në kinematë shqiptare

7 Gusht 2020, 21:19

Pas filmit “Delegacioni”, një tjetër film i suksesshëm i realizuar nga regjisori Bujar Alimani do të vij së shpejti në kinematografitë shqiptare. “Kadillak dhe manaferra” është realizimi më i ri kinematografik me regji të Bujar Alimanit dhe Suela Bakos që sjell një rikthim të ngjarjeve të vitit 1970 në qytetin e Patosit.

“Kadillak dhe manaferra” është filmi më i fundit me metrazh të shkurtër që e  ka shndërruar qytezën e Patosit në këto ditë vere në një shesh xhirimi të vërtet ku arti është ai që flet. Me një skenar origjinal i shkruar nga regjisori me origjinë nga Patosi Bujar Alimani, dhe  me regji të Suela Bakos, filmi vjen së  shpejti në kinematë shqiptare tre dhe ka në thelb rezistencën personale të njeriut kundër sistemit të kohës.