Ra në kontakt me energjinë elektrike, merr flakë automjeti i ngarkuar me ushqim për bagëtitë në Lezhë

3 Qershor 2022, 14:36

Një automjet i ngarkuar me bazë ushqimore për bagëtitë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Tale të Lezhës. Për rrjedhojë, baza materiale është përfshirë nga flakët e zjarrit por fatmirësisht nuk ka të lënduar.