Radhë në kakavijë/ Qytetarët presin për testin e COVID! Konsulli: Problem me grupin që merr tamponët

12 Gusht 2020, 18:06 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 21:29:58

GJIROKASTËR- Që prej mëngjesit, nën temperatura të larta, emigrantët shqiptarë që kishin ardhur për pushime në Shqipëri, kanë pritur prej disa orësh në Kakavijë për të bërë tamponin, i cili është kusht për t'u futur në shtetin grek. Karvani i automjeteve që presin në radhë ka shkuar deri në 6 kilometra, ndërsa siç shihet në pamje, qytetarët nuk po respektojnë distancimin fizik gjatë qëndrimit në sportele, ndërsa disa prej tyre janë pa maska, duke rrezikuar përhapjen e pandemisë. Të lodhur ata shprehen se nuk e dinë se kur do të mbarojë pritja e tyre.Kemi që në orën 11 që presim" "Kemi 6 orë që presim dhe nuk e dimë se kur do kalojmë. Mbrapa nuk kthehemi dot. Njeri nuk do t'ia dijë", tha disa nga qytetarët për Report Tv. Për këtë situatë në kufi, Ministria e Jashtme në një reagim për Report Tv bëri të ditur se Konsulli i Përgjithshëm në Janinë ka kontaktuar me Autoritetet greke të cilat i kanë pohuar se kufiri grek nuk është mbyllur dhe puna vazhdon. Shkak i radhëve të gjata është bërë një problem me grupin shëndetësor grek që kryen testet e tamponëve pasi punojnë me orar të tejzagjur. Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinoret për 7 ditë.