Radhë të gjata automjetesh përgjatë superstradës Milot-Lezhë, pushuesit nga Kosova drejt plazhit

29 Gusht 2020, 09:30

LEZHË- Mëngjesi i kësaj të shtune ka sjellë fluks të lartë automjetesh përgjatë superstradës Milot-Lezhë.

Gjatë drejtimit për në zonën turistike të Shëngjinit  është krijuar një trafik i rënduar dhe në disa raste edhe bllokim të qarkullimit.