Radhë të gjata dhe pa distancë në banka, situata shqetësuese në qytetin e Fierit

15 Prill 2020, 10:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 10:13:01

Zgjatja e orarit që mban hapur bankat duket se nuk e ka zgjidhur përfundimisht radhën e madhe që njerëzit mbajnë para tyre. Kjo vihet re në disa qytete, por sidomos në Fier, aty ku mund të thuhet se situata është alarmante.

Shumë qytetarë ndodhen para dyerve të bankave, por ajo që është më shqetësuese është se nuk respektohet distanca dhe nuk ka masa të tjera të sigurie. Për të normalizuar situatën ka ndërhyrë policia, por duke qenë se janë shumë qytetarë sërish vihen re parregullsi.