Radhë të gjata edhe në Kapshticë, qytetarët presin të kalojnë në Greqi

14 Gusht 2020, 13:09

Përveç pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, është krijuar radhë edhe në pikën tjetër në Kapshticë. Fluks udhëtarësh dhe radhë të gjata kilometrike janë krijuar ditën e sotme. Vargu i automjeteve që presin e ka kaluar dhe fshatin Kapshticë. Një pjesë e arsyeve që janë në Kakavijë janë edhe në Kapshticë, ku qytetarët duan të largohen para datës 16 gusht, pasi Greqia vendos karantinën për 7 ditë.

Gjithashtu testi Covid bën që të krijohet radhë sepse identifikimi, marrja e të dhënave dhe procedurat e tjera përkatëse kërkojnë kohen e duhur. Mbyllja e kufirit nga pala greke në harkun kohor nga ora 22:00 deri në orën 18:00 ka kufizuar një pjesë të madhe të punës, duke sjellë rëndimin e radhës. Ndërkohë ka edhe nga ata shtetas të cilet janë detyruar të kthehen pasi nuk kanë plotësuar dokumentet përkatëse online në portalin e vendosur nga shteti grek.