Radhët e gjata në Kakavijë, shqiptarët bllokojnë rrugën në shenjë proteste

15 Gusht 2020, 16:33

Pas pritjes së gjatë prej katër ditësh, emigrantët shqiptarë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Qytetarë të shumtë kanë zbritur nga makinat e tyre dhe janë vendosur në rrugë, për të protestuar për shkak të radhëve të gjata dhe procedurave të stërzgjatura të palës greke në pikën kufitare të Kakavijës. Në rrugë ndodhen edhe makina policie.