Radhët në Kakavijë, Forcat e Armatosura në ndihmë të qytetarëve të bllokuar në kufi

15 Gusht 2020, 16:14 | Përditesimi i fundit: 2020-08-15 16:15:49

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë më drejt Greqisë dhe se ata që presin në radhë prej 4 ditësh të kthehen pas, deri në normalizimin e situatës.

Ajo tha se Forcat e Armatosura po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke i ndihmuar me nevojat bazike. Xhaçka shprehet se fatkeqësisht nuk mund të bëjnë dot asgjë përpara rregullave të vendosura nga qeveria greke si pjesë e masave kufizuese për pandeminë dhe se numri i kalimit të qytetarëve është i kufizuar nga pala greke.

Ditën e sotme situata në Kakavijë është përkeqësuar ku radha e mjeteve ka shkuar deri në 25 kilometër pranë fshatit Grapsh.