Radhimë/ IKMT Aksion për prishjen e bizneseve, kundërshtojnë pronarët

27 Shtator 2019, 11:28

RADHIMË- Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit ka nisur prishjen e objekteve në zonën afër Radhimës. Përfaqësusit e bizneseve kanë kërkuar të njihen fillimisht me projektin e zonës.

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se mes tyre nuk ka pasur tensione por pronarët e bizneseve kryesisht banorë të zonës u kërkojnë përfaqësuesve të IKMT t'i vënë në dispozicion projektin e ndërtimit në këtë zonë.