Rafting në kanalin e Çukës, ministri Klosi guidë me kajak përgjatë lumit Bistrica

24 Gusht 2019, 14:21

Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet, do të kenë një mundësi më shumë për turizëm. Në kanalin e Çukës në Sarandë, Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.

“Është një biznes i ri, është një udhëtim i qetë dhe shumë i bukur të cilin të rinjtë e Smile do ta shijojnë sot për ta promovuar si një destinacion të ri për Sarandën. Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Cukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”, tha ministri Klosi, i cili bëri edhe guidën e parë me kajak duke përshkuar të gjithë lumin Bistrica, në një attaksionet më të mrekullueshme natyrore të Sarandës.