Rakacoli: Kemi kërkuar ndihmë nga Kina! Të sëmurët kronikë në spitale me makina nga Bashkia

16 Mars 2020, 14:36

Shqipëria ka kërkuar ndihmë teknike dhe mjekësore nga Kina për përballimin e kësaj situate me koronavirus, e ndërsa një njoftim i rëndësishëm ka për të sëmurët kronikë që nuk kanë automjete të autorizuar për të shkuar në spitale. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se për këtë do të kujdese Bashkia që do t'u mundësojë transportin drejt spitaleve.

"Kemi bërë një komunikim zyrtar me ambasadën e kinës për t'ia shprehur këtë kërkesë. (...) Në bazë të urdhrit të ministres po bëhet një koordinim me bashkitë që të sëmurët kronikë të paraqiten në spital me makinat e policisë", tha Rakacolli.

Ndërkohë ajo ka theksuar se ka mjaftueshëm tamponë për të testuar të dyshuarit real më koronavirus. Duke u ndalur tek trendi i shifrave, Rakacolli bëri me dije se po shkon sipas modeleve të epidemiologjisë.

"Marrja e tamponave nuk është dëshirë e qytetarit. Në rastin e pandemisë përzgjidhen ato persona që janë të dyshuar dhe ky vlerësim bëhet nga ekspertët në bazë të kritereve të OBSH. Ne po përballemi me një fenomen që cdo person që ka qenë në vendet ku ka Covid-19, vjen dhe kërkon që të bëjë testin pa pasur asnjë të dhënë që kmund të ketë qenë në kontakt me prona të konfirmuar. Besoni specialistëve për ata që kanë nevojë ta bëjnë këtë test. Tamponët janë të mjaftueshëm për ata që janë realisht të dyshuar. Po shkon sipas modeleve të epidemologjisë, në fillim ka një numër i pakët i rasteve dhe pastaj shtohen. Me pozitivitetin që kanë dalë analizat, nuk duket që të jetë bërë një numër i vogël testimesh për kohën që ka epidemologjia", tha Rakacolli.