Rakacolli- Bashës: 'Remdesiviri' për COVID përdoret vetëm në spitale, s'mund të tregtohet në farmaci! Kemi marrë 4-fishin e vaksinave të gripit se një vit më parë!

4 Nëntor 2020, 17:17

Dy përgjigje të drejtpërdrejta për kryedemokratin Lulzim Basha i ka dhënë ditën e sotme zv. ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Së pari për mungesën e ilaçit 'Remdesiviri', Rakacolli ka shpjeguar se ky është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.