Rakacolli: Ka raste që paraqiten rëndë në spitale, edhe të rinj por jo sa më parë

24 Mars 2021, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 15:53:11

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli pyetjes së Report Tv për situatën në spitale iu përgjigj se numri i të hospitalizuarve ka rënë por ka ende të shtruar në gjendje të rëndë.

"Gjendja e të shtruarve në spital pavarësisht nga moshat është një shqetësim i madh i komunitetit dhe bisedimeve tona. Edhe pse ka rënë numri vijon të mbetet problem se rastet e mbërritur paraqiten në gjendje të rëndë. Edhe mosha të reja ka që paraqiten në gjendje të rëndë por fatmirësisht jo më shumë se më parë", tha ajo.