Rakacolli në Report Tv: 8-9% e mjekëve janë infektuar nga COVID-19! Pas bluzave të bardha, do testohen policët dhe punonjësit e postës

27 Maj 2020, 22:35

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitteit Teknik të Ekspertëve,  Mira Rakacolli, ka bërë me dije në Report TV se 8-9%  të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. I ftuar në "Repolitix" përballë gazetarit Denis Minga, Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet.