Rakacolli në Report Tv: Ja sa të infektuar do të kishim nëse s'do ishin marrë masat kufizuese

19 Prill 2020, 12:28

Sa do të ishte numri i të infektuarve nëse në Shqipëri do të kishte vazhduar kontakti social si normalisht dhe nuk do të ishin marrë masat e ashpra kufizuese?!

"Janë bërë kalkulime të ndryshme. Ky ishte një virus i panjohur, nuk dihej si do bëhej shpërndarje, por nisur nga modelet e tjera në vendet e tjra, është menduar se mund të kishim edhe 18 mijë të sëmurë", tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë një interviste me Skype në Report Tv.