Rakacolli në Report Tv: Maska mbron 70%, vjeshta enigmë! Akuzat e PD? Vulgare, jo politikë me shëndetin

24 Korrik 2020, 18:15

TIRANE-Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj u shpreh se problemi në këto momente janë të rinjtë, që nuk respektojnë masat, pasi të moshuarit janë më të ndërgjegjshëm.

"I mirëkuptoj artistët, por shpresoj që të na mirëkuptojnë. Komiteti Teknik ka prioritet mbrojtjen e qytetarëve. Nuk ishte vendim që u mor në fillim, por u mor kur u pa që kishte një shtim të numrit të të infektuarve, më shumë sesa u parashikuan dhe në analizë që u bë ishte se arsyeja ishte se nuk respektohej distancimi fizik dhe e kemi për detyrë si mundet që kur ne shpresuam te bashkëpunimi.