Rakacolli për Report Tv: Respiratorët e dhuruar duhen për stokun, po përdorim ata që kemi pasur

19 Prill 2020, 12:10

Deri në këtë fazë të pandemisë COVID Shqipëria është duke përdorur ende respiratorët që ka pasur para shpërthimit të koronavirusit. Dhurimet që po bëhen - tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, për Report, tha se duhen për të përgatitur stokun për të përballuar çdo lloj skenari.

"Shqipëria për momentin fatmirësisht nuk ka nevojë të përdorë të gjithë respiratorët që i ka pasur, pa filluar pandemia, ne përgatitemi për stokun, nëse do ketë ndonjë situatë të ndryshme nga kjo që është. Janë përdorur respiratorët që kemi pasur më parë", tha Rakacolli.