Rakacolli për Report Tv: Sinjalet që na çuan drejt lehtësimit të masave! Por mund të kthehet sërish

19 Prill 2020, 11:57

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se lehtësimi i masave vjen pas vënies në kontroll t ëpandemicë COVID-19 në Shqipëri, por nëse do të ketë përshkallëzim të situatës kufizuese, atëherë mund të kthehet sërish kufizimi.

"Fundi është i vështirë për t'u parashikuar. Situatat janë dinamike. Numri i qëndrueshëm i të infektuarve të rinj dhe gjendja e mirë e të shtruarve, janë premisa që masat mund të fillojnë të lirohen. Që jemi në këtë gjendje është në sajë të marrjes së masave të forta për të parandaluar kontaktet. Është koha të provojmë të lirojmë në një farë masat, dhe do ta provojmë, nëse do të ketë ndryshime, do të kthehemi përsëri", tha Rakacolli për Report Tv.