Rakacolli: Vaksinimi vijon normalisht, ja sa është numri i personelit shëndetësor të prekur me COVID-19

15 Prill 2020, 12:08

Numri i personelit shëndetësor të prekur me COVID-19 në Shqipëri është 52. Ndër ta, 36 janë  të shëruar. Ndërkohë, nga 16 të infektuarit aktivë vetëm një është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Ajo tha se nuk ka moshë të re në terapi intensive.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha ndër të tjera se vaksinimi vazhdon të bëhet normalisht në Shqipëri, ashtu si dhe kujdesi shëndetësor edhe për sëmundje të tjera në popullsisë.