Ralf Gjoni: Historia Rama- Meta do përfundojë keq

6 Mars 2020, 20:03

TIRANË- Mungesa e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, por edhe propozimet e sjella sot nga Basha, për deputetin Ralf Gjoni nuk pengon në ecurinë e saj, sipas së cilit janë të gatshëm ta votojnë atë vetëm me PS-në. Në emisionin '45 minuta' në Report Tv Gjoni shprehet se manovrat e bëra nga PD-ja, pikërisht në ditën kur do të ndryshohet sistemi, kërkesë kjo e shumë kërkuar nga opozita e re, do të bëjnë që kjo reformë të vijohet pa PD-LSI.

"Nëse PD-ja është futur në tryezë për të dalë, i kam bërë thirrje PS të thirrë komisioni, të bien dakord dhe t'i japim fund kësaj çështje, se s'ka më kohë. Nëse opozita do dalin jashtë tryezës, duhet të vazhdojmë rrugën institucionale dhe të miratojmë paketën që u duhet shqiptarët. Kur del nga institucionet je jashtë çdo vendim marrje", tha Gjoni.

Si ish- krahu i djathtë i Metës, në kohën kur ishte kryetar Kuvendi, Gjoni ka komentuar edhe "luftën" e Presidentit me kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit është i bindur se "do të përfundojë keq".

"Batutat i qan, shtetin nuk di ta bëj. Historia 20 vjecare e dy shokëve socialist, që herë duhen, herë urrehen me njëri-tjetrin. Shqiptarëve u kanë ardhur në majë të hundës. Kam frikë se do përfundojë keq. Historia e dy shokëvë që nuk i bën aspak mirë Shqipërisë", tha ai.

    No videos found.