Ralf Gjoni në '45 Minuta': 39 rebelët e opozitës duam lista të hapura! Në 2020 do dëgjoni zërin e SHBA-së

26 Dhjetor 2019, 16:45

TIRANE-Deputeti opozitar, Ralf Gjoni që hyri në Kuvend nga listat e LSI-së i ftuar në studion e emisionit "45 Minuta" të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv deklaroi se beteja e tij edhe për vitin që po vjen do të jetë reforma zgjedhore. Ai tha se edhe amerikanët do të jenë më aktivë në 2020 për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi e kuptojnë se pika e dobët është parlamenti dhe kështu qeveria përfiton për të mos dhënë llogari.

Teknikisht e bën, por nuk besoj se ka interes. Nëse Rama dhe Basha duan ta shpallin monarki dhe ta ndajnë 50 me 50 e bëjnë. Nëse do Rama mund të ndërtojë edhe anijen kozmike me 84 vota....nëse ecim me fantazinë e tij.  Nuk qëndroj më në sallë kur flet Rama, sepse flet broçkulla, nëpërkëmb dhe tall opozitën. Bajraktar si mbret i rajonit. Nëse dikush ka luajtur nga trutë e kokës sikur ka në dorë Parisin, Berlinin apo Uashingtonin. Në momentin që e shoh se ky nuk është serioz, nuk mund të rri. Kontaktet me individë të caktuar jashtë parlamentit nuk kanë munguar. Do ja dëgjoni zërin amerikanëve më shumë vitin që vjen për reformën zgjedhore, pasi ata e kuptojnë ku qëndron djalli, te vota. Parlamenti është shumë i dobët" tha ai.