Ralf Gjoni në '45 minuta': E votova Macronin, por pas qëndrimit për negociatat jam zhgënjyer, nuk e votoj më!

17 Tetor 2019, 16:38

I pyetur pse Franca po mban qëndrim ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se si shtetas Francez ai i ka dhënë votën Macronit por sipas tij pas qëndrimit të Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin Gjoni ka thënë se është zhgënjyer.

Ndër të tjera ai ka thënë se Macron po vepron si një politikan frikacak i cili i trembet politikanëve radikal në Francë dhe për këtë arsye mban qëndrim të ashpër për zgjerimin e BE.

"Jam edhe votues i Macronit. Nuk kishte zgjedhje tjetër pasi ishin vetëm ekstremistët. Jam thellësisht i zhgënjyer nga Macron. Kjo do i kujtohet pas shumë vitesh ashtu siç gabuan gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë. Në një moment kaq kritik, ku i janë hapur negociatat Serbisë dhe Malit të Zi duke ditur se çfarë kanë bërë serbët, për të gjithë shqiptarët është një vendim zhgënjyes. Kjo vë në pikëpyetje zgjerimin e BE. Nuk e ka personale me Shqipërinë Macroni. Për të ardhur keq që ne bëhemi kurban i një dickaje politike brenda Francës. Është politikan po vepron si frikacak, nuk ja jap votën më." Ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.