TIRANE-Deputeti opozitar Ralf Gjoni i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se nëse opozita jashtë parlamentit do të bojkotojë komisionin e reformës zgjedhore do të ngelet jashtë sistemit dhe do të shpërbëhet.
"Piktura që shikohet nga titujt është e tmerrshme, babë e bir vriten për pronat. 7501 është një ligj i ndryrë, që i mori tokën pronarit dhe e kaloi te disa pronarë të rinj ilegjitim dhe sot kemi këtë situatë që kemi. Asnjë vullnet nga PS-ja apo PD-ja. Kemi vrasje në Lushnje, drogë, etj. Piktura e Shqipërisë është e frikshme. Nëse do të përkthen lajmet në Anglisht, një i huaj do të thoshte jemi në narcos? mungon vetëm emri Pablo Escobar.
hqipëria nuk duhet të ketë një sistem zgjedhor ku vota shitet dhe blihet. Një vend që është anëtar i NATO-s dhe synon BE-së nuk ka shanse të mos garantojë votën e lirë dhe të barabartë. Sistemi aktual pengon të drejtën për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Psh në Britani u krijua një parti e re një muaj para zgjedhjeve dhe kodi zgjedhor nuk e ndalon asnjë të pavarur apo një parti për të garuar. Po këta mostrat e PD-së e PS-së? Kam qenë afërt dhe e di cfarë pisllëku është gatuar. Edhe me zotin Meta kam pasur debate të mëdha, duhet të kishim kushtëzuar pjesëmarrjen në koalicionet me PS-PD me ndryshimet në reformën zgjedhore. Por nga 2008 dhe deri sot nuk ka pasur asnjë tentativë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. SHBA na ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme në këtë kauzë.
Ne shtrimë dorën e bashkëpunimit për opozitën jashtë parlamentit. Opozita e pabashkuar, sepse ishte tallëse. Të çosh një person teknik.... me një propozim tallës. Ti nuk mund të vish kur ftohesh për të marrë pjesë dhe të thuash se nuk njoh asnjë këtu dhe që të bësh reformë të jem me një tavolinë me disa ndërkombëtarë dhe Edi Ramën.
I lodhën mbështetësit e tyre në rrugë prej një viti duke i thënë se ky Edi Rama është i keqi dhe duhet tërhequr zvarrë dhe tani vijnë me një propozim qesharak dhe thonë jam gati të ulem me këtë kriminelin dhe të 'rrotullohem me të në një krevat' mjafton që këta të opozitës në parlament të mos jenë. Nëse do të zgjedhin rrugën e bojkotit sikur kanë bërë me braktisjen e parlamentit kam frikë se do të ngelen jashtë sistemit dhe do të shpërbëhen" tha ai.