Ralf Gjoni: Opozita në Kuvend do dal me listë të përbashkët, marrëveshjen e 5 qershorit se votoj

15 Korrik 2020, 18:35

Kërkuan që në fillim hapjen e listave ende pa u arritur një marrëveshjen për reformën zgjedhore mes palëve politike, ku për muaj me radhë kërkesa e tyre ra në vesh të shurdhët, por në fund opozita parlamentare arriti që të plotësonte kërkesën e saj. Miratimi në Komisionin e Ligjeve në unanimitet mes opozitës parlamentare dhe mazhorancës për listat e hapura u vlerësua si hap pozitiv nga deputeti Ralf Gjoni, i cili në studion e Report TV, tha se kjo do të sjellë ndryshimin që kërkojnë shqiptarët.

Nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 2021 me lista të hapura dhe pa koalicione, Gjoni u shpreh se ai do të garojë, ku la të kuptohet se disa deputetë të opozitës parlamentare mund të dalin me një listë kombëtare të përbashkët, ndërsa mohoi në mënyrë kategorike bashkim sërish të tij me LSI nëse do të kishin një ftesë nga kjo e fundit.Gjoni gjithashtu foli edhe për marrëveshjen e 5 qershorit duke thënë se vijon t'i qëndrojë asaj që ka thënë që në fillim se nuk do e votojë, ndërsa shtoi se kjo nuk do të votohet edhe nga deputetët e opozitës parlamentare, përjashtuar ata deputet që dolën hapur pro votimit, të cilët për Gjonin janë deputetë të sponsorizuar.