Ralf Gjoni pranon mandatin! Zyrtarizohen 2 deputetë nga PD, KQZ fton 14 të radhës

12 Mars 2019, 16:29

TIRANE - Sot KQZ ju dha mandatin edhe dy deputetëve të tjerë të PD, ndërsa nga LSI Ralf Gjoni dorëzoi formularin duke pranuar të jetë deputet. Report TV mëson 14 emrat e tjerë, të cilët KQZ i thërret për të marrë mandatin, pasi kandidatët e raundit të parë refuzuan të sillnin formularin e dekriminalizimit.

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Tiranës në listat zgjedhore të 2017-ës, Ralf Gjoni, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë ligjor drejt marrjes së mandatit të deputetit. Në seancë e radhës, KQZ do të shqyrtojë formularin e tij në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, për t'i dhënë më tej zyrtarisht mandatin e deputetit.

Po sot, siç ishte paralajmëruar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, dy kandidatëve nga listat e PD-së, Ligoraq Karamelos dhe Alban Zenelit. Ky i fundit zëvendëson në Kuvend, ish-deputetin Flamur Noka në qarkun e Kukësit, ndërsa Ligoraq Karamelo merr mandatin e Ervin Salianjit në qarkun e Korçës.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ u dha mandatin e deputetit edhe 5 kandidateve nga listat shumemërore të PD dhe LSI, ndërsa deri më tani në total KQZ u ka dhënë mandatin 11 kandidatëve nga listat e PD dhe LSI.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot u ka dërguar zyrtarisht njoftimin 14 kandidatëve në listat vijuese nga PD dhe LSI, pasi kandidatët e raundit të parë refuzuan të sillnin formularin e dekriminalizimit. . Kandidatët kanë 10 ditë koë për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Nëse ata nuk e dorëzojnë brenda këtij afati, rrjedhimisht mandati i tyre digjet, dhe KQZ njofton me radhë kandidatët e tjerë deri në shterimin e listës.

Në total, me 11 kandidatët që pranuan mandatin, Ralf Gjonin që dorëzoi formularin, dhe tre deputetët që ndryshe nga grupi nuk hoqën dorë nga mandati (Mylsim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka) opozita e re parlamentare shkon në 15 deputetë.

PD Tiranë

Fuat Haxhiymeri

Blendi Sulaj

Flamur Hoxha

Fatbardh Plaku

PD Lezhë

Zamira Mernica

PD Elbasan

Arben Elezi

Fitimtar Zekthi

Blendi Himci

PD Dibër

Agron Qoku

PD Vlorë

Adriatik Alimadhi

Hariz Mema

LSI Fier

Marsela Ahmetaj

LSI Vlorë

Enada Koçiraj

LSI Shkodër

Amra Barova  

***

Kandidatët që deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit

Ralf Gjoni (ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit)

Ligoraq Karamelos zëvendëson Ervin Salianjin

Alban Zeneli zëvendëson Flamur Nokën

Aurora Mara zëvendëson Edmond Haxhinaston

Ylli Shehu zëvendëson Floida Kërpaçin

 Edmond Rrushaj zëvendëson Endrit Brahimllarin

Enver Roshi zëvendëson Përparim Spahiun.

Edjola Braha zëvendëson Vangjel Tavon

Elda Hoti  zëvendëson Vitkor Tushën

Edlira Hyseni zëvendëson ë Nora Malajn

Lefter Maliqi zëvendëson Astrit Veliajn

 Majlina Halilaj zëvendëson Lulzim Bashën

    No videos found.