Ralf Gjoni ultimatum Ruçit: Të merren masa për Braçen, më kërcënoi

17 Tetor 2019, 14:54

Pas nisjes së seancës plenare tashmë të drejtuar nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i është dhënë fjala për procedurë deputetit Ralf Gjoni. Ai është shprehur se zv kryeministri Braçe e ka kërcënuar dhe për këtë duhet të merren masa.

"Nuk fyeva asnjë person me emër. Ndaj meje si deputet janë përdorur shenja kërcënuese nga z. kryeministri. të merren masa. Të respektohet rregullorja. Parlamenti po kthehet në një noter që nëpërkëmbet", u shpreh Gjoni.