Deputeti Ralf Gjoni i kërkoi kryetarit të grupit të PS-së Taulant Balla që të shprehet nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për daljen nga kriza, por që sipas tij është në kurriz të shqiptarëve. "Emigracioni po pakëson burrat, jo se kanë gjë të keqe gratë, por do të jenë pa burra rreth e rrotull, nuk do të kenë burra si forcë pune dhe si forcë ekonomike.Popullsia e Shqipërisë po tkurret, ky është fakt i pamohueshëm. Nuk po merret asnjë masë për të parandaluar largimin e 'trurit'. Në asnjë vend tjetër nuk përbën lajm kryesor sa njerëz e kanë fituar Lotarinë Amerikane.
Në vend që palët sot përballë këtyre shifrave të flasin për këto probleme që impaktojnë të ardhmen tonë, palët, kjo klasë e papërgjegjshme po ua bën jetën të padurueshme dhe të pajetueshme. Sot nuk gjej asnjë bashkmoshtar timin që do të kthehet në Shqipëri, të gjithë duan të ikin, edhe ata që janë të sistemuar në punë. Kjo është politikë e papërgjegjshme dhe vrastare, po cfarë bën klasa politike për këtë del nga parlamenti dhe kërcënon me dhunë.
Zgjidhja e vetme është tek sistemi zgjedhor dhe ndryshimi i tij. Zoti Balla a ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t'u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar. Rudina jam dakord me ty, edhe unë besoj që ky vend mund të bëhet, por duhet të detyrojmë shumicën që tryezën e ndonjë marrëveshje të jetë" tha ai.