Rama: 2472 persona janë akomoduar në hotele! Po bëhet vlerësimi i banesave nga ekskpertët e huaj

30 Nëntor 2019, 08:45

Kryeministri Edi Rama tha se 2472 persona janë akomoduar në hotele duke nisur nga Durrësi në Gjirokastër, mes tyre persona që i është shkatërruar shtëpia nga tërmeti por edhe të tjerë të cilët në një gjendje ankthi nuk duan të qëndrojnë në shtëpi.

"Personat në hotele 2472, harku i kësaj mikpritje shtrihet nga Durrësi në Gjirokastër. Një pjesë e tyre nuk kanë humbur plotësisht shtëpinë, por janë në kushte frike që nuk  lidhen me patjetër me qëndrueshmërinë e godinës por ne nuk do të lëmë pa i shërbyer në këtë fazë të parë. Ministri i Turizmit po punon ngushtë edhe me shtabet e emergjencave për të vlerësuar çdo familje për t'u trajtuar në afat të gjatë sepse një pjesë do duan vetë të kthehen në normalitet. Shumë shpejt do kemi raportin për qëndrueshmërinë e banesës. Grupet franceze, greke dhe italiane janë në terren për të vlerësuar banesat. Njerëzit duhet ta kuptojnë se krisjet nuk janë për një situatë kritike. E rëndësishme është struktura mbajtëse. Raportet të jenë të kujdesshme dhe të sakta. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka kontaktuar me homologët për të sjellë ekipi të tjerë, ekipi lituanez, bullgar vijnë sot. Nuk duhet të kemi mbivendosjen dhe asnjë minutë kohë të humbur", tha Rama.