Kryeministri Edi Rama tha se në tre qarqet e prekura nga tërmeti janë në terren 103 grupe në terren. Ai tha se janë shembur 33 objekte dhe 5 në proces, ndërsa vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.
"Aktualisht kemi një terren 103 grupe inspektimi në të treja qarqet e prekura dhe kemi një numër të konsiderueshëm grupesh të ekspertëve të huaj që mbështesin ekspertimet. Dua të qëndroj tek nevoja e planit të veprimit për shembjet. Janë 33 objekte të shembura, 5 në proces. Vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut. Nuk mund të vazhdojë gjatë kjo histori. Duhet bërë edhe ndarje e punëve për këtë plan, prishja e objekteve dhe përcaktimi i grupeve që do të bëjnë monitorimin", tha Rama.