Për kryeministrin Edi Rama fenomeni i largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria është një trend në të gjithë botën, ndërkohë që tha se e gjitha ishte një "fatkeqësi e trashëguar" siç ai u shpreh, nga mungesa për vite e specializimeve.
"Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjek të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë.