Rama: 55 zona janë kthyer në kantier ndërtimi për furnizimin me ujë, nga investimi i Bovillës përfitojnë 250 mijë banorë

16 Korrik 2020, 19:18

Kryeministri Edi Rama e cilësoi investimin e bërë te Bovilla për furnizimin me 24 orë ujë të 62 % të Tiranës një investim madhor që u bë në bashkëpunim me Italinë. Rama tha se aktualisht janë 55 kantiere ndërtimi në të gjithë vendin ku po ndërtohet ujësjellësi dhe furnizimin 24 orë me ujin e pijshme përveç 7 zonave, ndërsa tha se këto projekte do të ndryshojnë jetën e banorëve në lidhje me furnizimin me ujë. Rama tha se kur erdhi në qeveri para 7 vitesh kishte një mesatare të furnizimit me ujë 7 orë të ditë dhe sot ajo është 16 orë. Palë këtij projekti tha Rama 62 % do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Rama tha se 250 mijë banorë të Tiranës përfitojnë nga ky investim.