Basha 'fushatë' në Elbasan: Do t'i fitojmë zgjedhjet! Vëmendja e PD tek ekonomia

8 Qershor 2020, 17:24

Duket se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën, pavarësisht se mazhoranca i bëri të qartë që zgjedhjet do të jenë në 2021. Nga Elbasani, ku u takua me biznese dhe qytetarë, Basha tha se do të fitojnë zgjedhjet.

Basha tha se vëmendja e Partisë Demokratike do të jetë tek ekonomia, duke garantuar një jetë normale për të gjithë shqiptarët.