Kryeministri Edi Rama tha se ndihmat ushqimore po vlerësohen nga AKU. Ai tha se një pjesë e ilaçeve janë kthyer menjëherë pasi nuk përmbushnin standardet.
"AKU ka një rol kyç. Ndihmat ushqimore do vlerësohen nëse janë të shëndetshme. Një pjesë e ndihmave mjekësore janë tërhequr menjëherë, janë bllokuar menjëherë. Nevojë për ilaçe nuk do ketë sepse ne do plotësojmë çdo nevojë. Në rast se do të lindë një nevojë për më shumë. Do plotësojmë kërkesën për çadra optimale. Ato që janë vendosur ditën e parë janë për raste emergjente. Shembull është kampi në Vorë me standardin e BE që nuk ke problem me shiun erën, ndriçimin. Këtu janë detyrat. Dje kishim 82 pika", tha Rama.