Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonat rurale dhe që janë prekur nga tërmeti, me procesin e rindërtimit që do të nisë të afrohen me njëri tjetrin për të krijuar qendërza të vogla dhe të mos jenë të shpërndarë, ndërkohë që toka ku kishin banesën e shembur do u mbetet sërish atyre.
"Laçi ka një potencial goxha të konsiderueshëm dhe nëse do të bëjmë gjënë e duhur do të krijojmë jo vetëm kushte më të mira banimi për ata që humbën shtëpitë, por edhe një pol të një ekonomie lokale më dinamike, po të kemi parasysh që Laçi është një pikë që mbledh rreth 3 mln turistë në vit. Nuk flas për turistë të huaj, por edhe nga jashtë, por edhe nga vendi që shkojnë në pikën e pelegrinazhit, dhe e anashkalojnë komplet Laçin e sotëm se nuk ka atraksion, por nëse ndërhyrja do të sjellë energjinë e një transformimi, si Korça, Vlorën, por edhe Tamarën e Pukën, me siguri që do i japim një mundësi të re edhe ekonomike familjeve që janë aty. E dyta qendërzimet, është e rëndësishme që ne ti bindim banorët e zonave rurale që të afrohen me njëri tjetrin, ndërsa pronën e tyre në fshat e kanë aty. Ose Thumana që është një zonë shumë kritike nga struktura urbane, me këtë ndërhyrje mund të bëhet një pikë referimi e vogël, por e rëndësishme, duke pasur parasysh që edhe liqenin e ka afër.
Mashtrimi administrativ duke shënuar në listë familje që nuk kanë fare nevoje apo ata që i bien shtëpisë me vare, apo gabimi njerëzor në inventarizimin.... Ne duam të ndërtojmë qendërza rurale, por nuk duam të ndërtojmë qendra fantazmë, më shumë se cfarë është nevoja për të pasur shtëpi bosh, që i shkulin dhe i shesin. Organizatat do të jenin një ndihmë të madhe nëse do të angazhonin më shumë persona në këtë proces.