Rama apel për fermerët: Organizohuni në kooperativa, është e vetmja zgjidhje

27 Maj 2020, 09:52

Nga Lushnja kryeministri Edi Rama bëri një apel për të gjithë fermerët, që të organizohen në kooperativa, në mënyrë që produktet e tyre të shiten. Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga ambasadori Soreca vizituan një fabrikë, që sipas tij gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eksporteve në Bashkimin Europian

"Kjo është tamam kooperativë, por me interesin individual të secilit, sipas asaj që prodhon. Është e vetmja zgjidhje, nuk bëhet më të prodhojë secili dhe pastaj dil në protestë ku ti shesim. Ja ky është sistemit, është i vetmi sistem.Shumë gjë e madhe  ky program, se njerëzit e shikojnë fshatin nga larg dhe e vetmja gjë që marrin vesh është kur dalin ato kronikat që thonë nuk na shiten prodhimet. Media nuk merret me lajmet e mira. Ajo që është më e rëndësishmja është që ata që punojnë me tokën duhet të organizohen. Nuk ka të prodhohet në një ngastër dhe dil shit në rrugë se nuk ja dilet kështu. Ne jemi në mbështetje", tha kryeministri Edi Rama.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca u shpreh se programi IPARD është mirëpritur gjerësisht nga fermerët shqiptarë dhe interesimi për të qenë pjesë e tij ka qenë shumë i madh.

“Ne kemi bërë një fushatë për IPARD-in muajve të fundit dhe në rrjetet sociale, reagimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë ka qenë fantastik. Kanë qenë gjithë ato komente më shumë se për gjithçka tjetër. Interesi ka qenë shumë i lartë. Fushatën e kanë ndjekur me mijëra dhe mijëra vetë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi dhe të përfitojnë prej tij,” - u shpreh Soreca.

    No videos found.