Rama apel politikanëve nga Brindizi: Varkat me emigrantë nuk sjellin fundin, s'duhen parë me urrejtje! Të ndërtojmë muze për të kujtuar eksodin e shqiptarëve

6 Mars 2021, 18:24

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur në Brindizi, aty më 7 mars 1991 zbarkuan 18 mijë shqiptarë. Për të kujtuar këtë datë historike kryeministri kërkoi ngritjen e një muzeu historik në qytetin italian që ta shohin jo vetëm ato që banojnë aty, por edhe vizitorët.

Ndërkaq kryeministri propozoi që në këtë datë të zhvillohet një vizitë e detyrueshme e qeverisë shqiptare në Brindizi për çdo vit, t'u shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që historia të harrohet.