Rama: As nuk e imagjinoj që mësuesit humbin vendin e punës nëse dalin me COVID apo që nuk e deklarojnë! Absurde, por për aktorët e Bashës janë normale

24 Nëntor 2020, 12:22

"Absurdidtet i madh që të thuhet nga cilido qoftë që e ka thënë që nëse raportohen me COVID humb vendin e punës, është absurd, por normale për aktorët e Lulzim Bashës që faktikisht ndërkohë që kanë një profesion apo aktivitet të caktuar rreth tij vijnë si fanatik të partisë që janë në gjendje të flasin dhe absurditete për partinë, kush mund ta konceptojë dhe besoj që humb vendin e punës nëse sëmuret, është një marrëzi e madhe, nuk ka të tilla. Sa i përket që një prind apo një tjetër thotë që fshihen rastet edhe ky është një absurd total, nuk ka shans që të ketë raste për t'u konsideruar nga sistemi dhe sistemi të mos i konsiderojë, janë gjëra që për fat të keq thuhen mes morisë së gjërave që fliten pa bazë në këto kushte prandaj u bëj thirrje që t'u referohen autoriteteve dhe të mbrohen nga virusi dhe lajmet e rrema, por nuk e konceptoj dot që të imagjinohet jo më të ndodh që të humbasin vendin e punës nëse sëmuren apo të mos deklarohen që janë të infektuar. Ka dhe raste, siç ka gjithandej, ku dikush pranë teje është i prekur dhe ti për këtë shkak karantinohesh, është procedurë krejt e zakonshme. Kështu që nuk do të thotë që të gjitha rastet janë COVID i identifikuar, nuk ka asnjë arsye për t'i fshehur dhe nuk mund të fshihen", tha Rama.

  •