Rama: Askush nuk do mbetet pa vaksina, Manastirliu: Sot arrijmë në 200 mijë vaksinime gjithsej

5 Prill 2021, 15:39

Brenda kësaj javë në vend pritet një tjetër lajm i mirë për një tjetër sasi të konsiderueshme vaksinash. Njoftimin e bëri sot Kryeministri Rama nga Pogradeci ku ndodhet i shoqëruar nga ministrja Manastirliu për të inspektuar procesin e vaksinimit. Duke folur për mediat e pranishme atje Rama tha se akush nuk do mbetet pa u vaksinuar. 

"Nëse nuk bëjmë edhe vaksinim edhe distancim bashkë, kjo luftë bëhet më e vështirë. Një parti si e jona mund të mbledhë njerëz masivisht, por kjo është papërgjegjshmëri. Këtë javë do kemi një lajm tjetër për një sasi të konsiderueshme vaksinash të tjera. Po ecim me ritme shumë të larta, askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar", tha Rama.

Ndërkohë që Manastirliu u shpreh se po vijon vaksinimi për të moshuarit +70 vjeç dhe efektivët e policisë.

"Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve të arsimit publik dhe jopublik. Mjekët dhe infermierët kanë marrë dozën e dytë dhe ka përfunduar si proces. Në shkallë vendi në total jemi në nivel 192 mijë vaksinime deri dje. Sot do të arrijmë në 200 vaksinime", tha ajo.

Shqipëria është sot në ditën e 9 të nisjes së procesit të vaksinimit masiv. Deri dje që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë bërë plot 192.882 qytetarë.

Ndërkohë që sipas faqes ourworldindata.gov Shqipëria ka shënuar rekord në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë, duke lënë mbrapa vendet më të  të rëndësishme të BE-së.