Rama: Baca Behgjet e kishte ëndërr investimin në Vlorë, hyri në garë pa i thënë askujt dhe bëri të mundur Aeroportin e Vlorës

20 Prill 2021, 11:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar detaje nga negociatat dhe gara për marrëveshjen për aeroportin e Vlorës e cila do të bëhet nga kompania e Behgjet Pacollit. Rama thotë se fillimisht gjërat nuk po shkonin mirë, por erdhi një shqiptar special si Pacolli të shpëtonte të gjithë nga ankthi dhe t’i jepte Vlorës aeroportin. Sipas Ramës, Pacolli  hyri në garë pa i thënë askujt.