Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot si do votohej? PS ruan bindshëm shumicën, më tepër se PD-LSI bashkë, që do të humbnin 2% të mbështetjes nëse dalin me vetëm 1 listë

27 Janar 2021, 09:30 | Përditesimi i fundit: 2021-01-27 23:53:38

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli publikuan sondazhin e dytë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Partia socialiste mbetet forca kryesues dhe ka një distance të madhe me PD dhe LSI edhe nëse ato i bashkojnë votat. Ndërkohë që surprizë është partia e Topallit, e cila garon për të marrë 1 mandat. Në Tiranë sondazhi thotë se PS do të merrte 17-19 mandate, PD  12-14 mandate, LSI 1-3 mandate. Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.