Rama: Basha do pastrojë qytetin me fshesën e Monikës! Me drita do na ndriçojë Saliu me Metën

9 Tetor 2020, 17:16 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 17:25:00

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për klasën politike dhe kundërshtarin e tij duke thënë se Luli thotë të mos paguajë taksa pastrimi por kush do e pastroj më pas qytetin tha Rama, Luli me fshesën e Monikës. Ironitë nuk i ka kursyer as për Metën dhe Berishën.

"Sa nxjerr shteti nga arka është shumë e thjeshtë 56.2 % dalin më shumë sot nga arka e shtetit për të paguar pagat. Sot ne vijmë në pikën kur zerojmë taksën dhe zerojmë dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 100 milionë. Dhe nuk është premtim elektoral, por ligj i kuvendit. Zerojmë taksën deri në 140 milionë. Atëherë unë e kuptoj që ky zerim krijon problem, sepse është fakt, nuk është një garë premtimesh, por duhet të jesh vertetë kaq i mllefosur sa të mos qeshësh dhe jo më pas ta votosh Lulin kur thotë ne do i bëjmë 0.5. Unë jam i bindur se në fushatë do thotë do e  bëjmë me -0.5, e bën se priret për mirë. Imagjino mos paguaj pastrimin se do  e pastrojë Luli qytetin me fshesës e Monikës. E imagjinoni fshesën e Monikës ca u bën qyteteve po t'ja japësh në dorë. Mos paguani më ndriçimin se do ndriçojë Saliu me Metën. Ku është një dëmshpërblim i madh që në fakt këto janë fakte", tha Rama.