Rama: Basha premtonte nënë e babë dhe 'lekë, lekë, lekë', unë 'punë, punë, punë'

13 Prill 2021, 18:15

Pas Librazhdit, ndalesa e radhës e kryesocialisti Edi Rama, ishte Tirana, ku pasditen e kësaj të marte është ndalur në njësinë numër 1. Në fjalën e tij, Rama renditi pikat që sipas tij, bëjnë diferencën mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Për Ramën, ai premton gjithçka vetëm që të marrë pushtetin, e ndërsa Rama tha se objektiv i Partisë Socialiste të Shqipërisë është të shtojë vendet e punës me paga të mirëpaguara.