Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë inauguruese të stadiumit Air Albania i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i vogël Zaho. Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot në fushën e blertë zbresin të zotët e shtëpisë bashkë me kampionët e botës duke e bërë edhe më të veçantë këtë ditë.
"E kam dëshiruar prej shumë e shumë vitesh mbrëmjen kur kuqezinjtë të bëheshin zotër të kësaj shtëpie. Janë bërë bashkë në fushën e Blertë të zotët e shtëpisë dhe kampionet e botës. Ky stadium është më i mahnitshëm se sa duket. Nuk i ka kushtuar asnjë qindarkë taksapaguesve shqiptarë. Tashmë stadiumi i përket brezave, krahas monumentit të kulturës dhe objekteve historike dhe shtohet në hartën turistike të Tiranës", u shpreh Rama.