Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, Leskua pi raki e flet përçart

19 Shkurt 2021, 15:35

Kryeministrin Edi Rama, i shoqëruar nga edhe nga drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët.

Nga Vlora, Rama ka folur për një sërë projektesh në Vlorë, ku ndër to ishte edhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku kreu i qeverisë tha se do të krijojë një numër të madh vende pune, por edhe do të sjellë shumë konsumatorë në vend.

Sakaq kreu i qeverisë, shtoi po ashtu se brenda 3 muajve do të hapet kantieri i ndërtimit për Portin e ri të Vlorës. Më tej Rama theksoi se rruga e Lumi të Vlorës dhe rruga e Selenicës, ndërtimi i të cilave tashmë po bëhet realitet nga qeveria.

Rama u ndal duke folur edhe per aktualitetin politik, ku sulmoi presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po shpërdoron atë institucion për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.

Sakaq Rama , po ashtu ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se Leskua i Vlorës ka filluar tani të merret me urën, por sipas Ramës populli nuk i beson më.